Loading…

Prizreni shënon fitore ndaj Trepçës

  • 13/10/2019 | 21:45

Prizreni shënon fitore ndaj Trepçës

Skuadra e Ponte Prizrenit ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e javës së pestë, Ponte Prizreni ka shënuar fitore me +10 pikë epërsi ndaj skuadrës së Trepçës. Ndeshja e zhvilluar në palestrën ‘Sezai Surroi përfundoi me rezultatin 88-78.

Dyshja Malcolm Canada dhe AJ Sanders shkëlqyen në këtë ndeshje me nga 18 pikë secili, teksa u ndihmuan edhe nga i riu, Meriton Ademi, me 11 pikë për fitoren e tretë sezonale.

Kurse, te mysafirët pikë dyshifërore arritën vetëm dy basketbollistë. Dj Hanes shënoi 30 pikë dhe Ej Boyce shtoi 16 pikë tjera.

Për Ponte Prizrenin ishte kjo fitorja e tretë nga pesë ndeshje të zhvilluara, derisa Trepça ka regjistruar tri humbje nga tri ndeshje të zhvilluara deri më tani./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë