Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të 37 Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021, shkruan Gazeta Metro.
Sipas rezultateve, Prizreni shkon në raundin e dytë, ku në garë tani janë vetëm Mytaher Haskuka dhe Shaqir Totaj.
Ndryshe me 17 tetor ky ka qenë rezultati:
Mytaher Haskuka nga VVm ka fituar 24 mijë e 378 vota apo 40,41%
Shaqir Totaj nga PDK, ka fituar 18 mijë e 919 vota apo 31,36%
Anton Quni nga LDK, ka fituar 9 mijë e 43 vota apo 14,99%
Zafir Berisha nga Nisma, ka fituar 3 mijë e 452 vota apo 5,72%
Lulzim Kabashi nga AAK, ka fituar 2 mijë e 182 vota apo 3,62%
Më poshtë keni rezultatet e plota. /gazetametro.net