Loading…

Prizreni sivjet u dekorua me 10 mijë euro

  • 31/12/2021 | 15:27

Prizreni sivjet u dekorua me 10 mijë euro

Në prag të festave të fundvitit, përveç shtëpive dhe ambienteve private janë zbukuruar edhe qytetet e Kosovës. Por, sa është buxheti që kanë ndarë Komuna e Prizrenit për sheshe e rrugë festive.


Prizreni sivjet shpenzoi 10 mijë euro për zbukurimin e qytetit. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë nga kjo Komunë.

Laura Suka nga Drejtoria për Shërbime Publike për rtv21.tv ka thënë se për zbukurimin e qytetit Komuna e Prizrenit ka kontraktuar OE “Multi Bussines Group” SH.P.K.

Suka tutje ka shpjeguar projektin e kontraktuar për stolisjen e qytetit, duke theksuar se edhe kanë ulur shumën buxhetore.

“Projekti për zbukurimin e qytetit të Prizrenit ka qenë një projekt shumë mirë dizajnuar që përmbante një koncept, meqenëse u shpall me kohë por nuk kishte të interesuar në ofertat e shpallura nga zyra e prokurimit. Kështu që herën e fundit ne e ulëm shumën buxhetore pasi që nuk kishim kohë. Tani projekti përfshin vendosjen e tri bredhave: Lokacioni Sheshi i Dëshmorëve, Lokacioni hapësira e gjelbër te qafa e kishës, Lokacioni – Shtëpia e Bardhë”, ka thënë ajo.

Në vitin e kaluar sipas zyrtarëve komunal, Prizreni kishte mbetur pa e realizuar projektin.

“Në vitin e kaluar nuk kemi pasur realizim të projektit pasi që nuk arritëm të kontraktojmë kompani me procedurë të tenderimit”, thuhet në përgjigjen e Sukës.

Ndërsa, dy vjet më parë për zbukurimin e qytetit Komuna e Prizrenit kishte ndarë buxhet prej 30 mijë eurosh.

Për dallim nga kjo, Komuna e Pejës është ajo që nuk ka ndarë asnjë cent nga buxheti i saj për dekorime, të gjitha i kanë bërë bizneset e vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë