Loading…

Pro rusi edhe zyrtarisht kandidat për president të Francës

  • 27/11/2016 | 23:44

Pro rusi edhe zyrtarisht kandidat për president të Francës

Ish kryeministri francez në kohën e presidentit Sarkozy, François Fillon u zgjodh sonte kandidat i së djathtës franceze për zgjedhjet presidenciale të 2017-ës.

Ky nuk mund të konsiderohet lajm jo i mirë edhe për Kosovë, meqë një javë më parë në një debat televiziv duke folur për aneksimin e Krimesë nga Rusia, Fillon deklaroi se Kosova i është marrë Serbisë në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare, shkruan gazetametro.net.

“Jam për respektimin e të drejtës ndërkombëtare, por kur flasim për Krimenë mund ta marrim edhe Kosovën si shembull, as në rastin e Kosovës nuk është respektuar e drejta ndërkombëtare”, tha ai.

Megjithatë, Franca është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën si shtet, më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë, në kohën kur Fillon ishte kryeministër e Sarkozy president.

E zgjedhjen e tij si kandidat për president të Francës, e sheh lajm të keq jo vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin e Evropën, profesori shqiptar në Francë, Nezir Kranki.

“Fashistizimi i Evropës është rreziku i këtij shekulli dhe mund të na çojë drejt një lufte totale. Kur ia shtojmë këtij miksi edhe Donald Trumpin, e ardhmja veç sa nxihet edhe më shumë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Krankit shqiptarët nuk do të mund t’i rezistojnë  realitetit gjeopolitik të viteve që vijnë.

“Në kohën kur edhe popujt më demokratik jane duke u ri-nacionalizuar, pse po u dashka që veç shqiptarët të qytetarizohen (sikur t’ishin suedezë me fqinj danezet)”, ka përfunduar ai.

Programi i Fillon vë në pikëpyetje edhe të drejtën e abortit në Francën e vitit 2016.

Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen në maj të vitit të ardhshëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë