Loading…
Problem tek Whatsapp: Lejon përdoruesit të manipulojnë me mesazhet e të tjerëve
  • 08/08/2019 | 23:44

Problem tek Whatsapp: Lejon përdoruesit të manipulojnë me mesazhet e të tjerëve

Whatsapp është duke pasur një problem në sigurinë e mesazheve, i cili nënkupton që njerëzit mund të ndryshojnë përgjigjen e dikujt tjetër.

Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar një të metë të sigurisë së aplikacionit Whatsapp – që lejon që mesazhet të manipulohen në një bisedë grupi.

Këtu studiues i kanë raportuar të gjeturat e tyre në një blog ku kanë shpjeguar problemin, ku njerëzit mund të i editojnë përgjigjet e dikujt tjetër, raporton “The Independent”.

Tashmë është e ditur që Facebook e ka në pronësi edhe këtë aplikacion, që i ka diku rreth 1.5 miliardë përdorues në mbarë botën, thuhet që janë duke punuar në përmirësimin e këtij problemi, transmeton lajmi.net.

Facebook sigurisht që është munduar që sa kohë të fsheh këtë të metë, por hulumtuesit kanë arritur të gjejnë dhe të i informojnë përdoruesit që të kenë kujdes.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë