Loading…
Probleme me tretje, ja ilaçi natyral nga mjalti e limoni
  • 25/08/2019 | 15:35

Probleme me tretje, ja ilaçi natyral nga mjalti e limoni

Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon siç duhet, transmeton Gazeta Metro.


Ky mos funksionim shkakton një barrë të rëndë në zorrën e trashë dhe rrit rrezikun e ekspozimit ndaj toksinave të dëmshme. Për më tepër, ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik dhe problemet e shpeshta me tretjen rrisin rrezikun e problemeve të rënda me zorrën e trashë.

Speci djegës përmban sasi të mëdha të kapsaicinës, një substancë që frenon nepsin, rrit nivelet e energjisë, djeg yndyrnat, ulë kolesterolin dhe qelizat kancerogjene.

Të gjitha këto veti janë të domosdoshme për shëndetin e sistemit tretës dhe shmangien e konstipacionit.

Në këtë artikull do të mësoni se si të përdorni specin djegës në bashkëpunim me mjaltin dhe lëngun e limonit për të përshpejtuar tretjen.

Përbërësit

Dy lugë gjelle me lëng limoni,

Dy lugë gjelle me mjaltë,

Një majë luge çaji me spec djegës të kuq, dhe

300 ml ujë.

Përgatitja

Përziejini të gjithë përbërësit në një gotë.

Kura duhet bërë për 1 deri në 2 ditë. Ajo duhet pirë nga pak në 6-12 herë në ditë.

Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të konsumoni ushqime të forta apo të ëmbla. Ekspertët nuk rekomandojnë vazhdimin e kurës për më shumë se dy ditë rresht.

Sipas tyre, trupi ka nevojë për vitamina, minerale dhe kalori dhe nuk mund të rezistojë gjatë pa to. Për më tepër, mungesa e ushqimit e dobëson imunitetin.

Na ana tjetër, pirja e vazhdueshme e lëngjeve nxjerr nga trupi edhe depozitat ekzistuese të vitaminave dhe mineraleve bashkë me bakteret e mira që e mbrojnë stomakun nga patogjenët. Kura funksionon duke e pastruar menjëherë sistemin tretës nga mbetjet e akumuluara ushqimore.

Për më tepër, vitamina C, kripa, xhenxhefili, mollët, probiotikët dhe uthulla e mollës janë të domosdoshme për regjimin ushqimor, Ato janë shumë efikase në përshpejtimin e tretjes dhe përmirësimin e të gjithë sistemit duke e mbrojtur atë nga toksine të dëmshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë