Loading…

Probleme për Milanin, Ibrahimovic do të mungojë kundër Liverpoolit

  • 14/09/2021 | 16:14

Probleme për Milanin, Ibrahimovic do të mungojë kundër Liverpoolit

Një ditë para derbit në Ligën e Kampionëve mes Liverpooli dhe Milanit, ky i fundit e ka konfirmuar që sulmuesi Zlatan Ibrahimovic nuk do të paraqitet kundër “Të Kuqve” në stadiumin “Anfield Road”.

Në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve, Milani do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër gjigandit anglez Liverpoolit, përcjell KosovaPress.

Tanimë, përveç mungesave të Rade Krunic dhe Timoye Bakayoko, listës së lënduarve tek “Rossonerët” i është shtuar edhe veterani Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic ka pësuar një lëndim në thembrën e Akilit, dhe trajneri i Milanit Stefano Pioli ka treguar që do të bëjë zgjedhje mes Rebic dhe Giroud për të startuar në krye të sulmit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë