Loading…

Probleme për Zidane: Shumë mungesa për ndeshjen ndaj PSG’së në Ligën e Kampionëve

  • 16/09/2019 | 21:21

Probleme për Zidane: Shumë mungesa për ndeshjen ndaj PSG’së në Ligën e Kampionëve

Ashtu si Paris Saint-Germain, edhe Real Madridi do këtë mungesa të mëdha në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, transmeton Gazeta Metro.


Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve fillon nesër(e martë), teksa Paris Saint-Germain dhe Real Madrid takohen të mërkuren.

Kjo do të jetë ndeshja e parë mes tyre për këtë sezon në Grupin A. Para kësaj ndeshje janë konfirmuar mungesat e Real Madridi.

Zinedine Zidane nuk do të këtë në dispozicion Modricin, Asension, Brahim, Valverden e Marcelon për shkak të lëndimeve. Ndërsa, të suspenduar janë Ramos e Nacho. Në dyshim për këtë sfidë mbetet edhe Isco.

Ndryshe, ndeshja mes PSG dhe Real Madridit zhvillohet në ‘Parc des Princes’ me fillim prej orës 21:00./gazetametro.net

LEXO EDHE:

PSG në telashe të mëdha para ndeshjes ndaj Realit: Mungojnë yjet e skuadrës

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë