Loading…

Problemet me energji, Ramush Haradinaj në KEK

  • 07/12/2018 | 07:24

Problemet me energji, Ramush Haradinaj në KEK

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sot në orën 9:00 do të zhvillojë një vizitë punë në Korporatën Energjetike të Kosovës.


Kjo vizitë e Haradinajt në KEK vjen në kohën kur Kosova ka pasë probleme të theksuara në sektorin e energjisë.

Shefi i Qeverisë ditë më parë ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it, ZRRE-së dhe KOSTT-it, ku ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike.

Haradinaj ka qenë shumë kritik ndaj reduktimeve të energjisë elektrike duke thënë se ato janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë