Loading…

Problemi i qenve endacakë ende pa zgjidhje

  • 05/12/2016 | 08:58

Problemi i qenve endacakë ende pa zgjidhje

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me rrezikun nga qentë endacakë. Ky problem nuk po shqetëson vetëm banorët e zonave rurale, por edhe banorët e kryeqytetit.

Vetëm në tri javët e fundit janë shënuar dy raste kur qentë endacakë kanë sulmuar qytetarët, shkruan Koha Ditore.

Njëri sulm ka ndodhur në Maqitevë të Suharekës, kur një mësuese amerikane, anëtare e Korpusit të Paqes, është sulmuar nga qentë dhe tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkupit.

Rasti tjetër ka ndodhur para disa ditësh në Prishtinë, kur qentë endacakë kanë sulmuar një nxënëse të klasës së tetë derisa ajo po kthehej nga shkolla.

Me gjithë rrezikun e vazhdueshëm institucionet nuk janë në gjendje t’i gjejnë zgjidhje këtij problemi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë