Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se KQZ ka bërë një punë të mirë e profesionale në procesin elektoral të zgjedhjeve, duke e bërë kështu proces komplet të besueshëm prej të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Sot, proceset zgjedhore në Kosovë janë procese transparente, të drejta dhe demokratike”, ka thënë Thaçi.
Ai ka lavdëruar punën e KQZ’së dhe punën e kryesueses Valdete Daka për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Nesër, qytetarët e Drenasit do të votojnë për kryetarin e tyre të ri, mirëpo Thaçi thotë se fituesit janë vetë qytetarët.