Loading…

Prodhimet bimore dhe blegtorale shënojnë rënie

  • 19/09/2019 | 08:12

Prodhimet bimore dhe blegtorale shënojnë rënie

Prodhimet bimore dhe blegtorale në teritorin e Reoublikës së Kosovës kanë shënuar rënie, shkruan Gazeta Metro.


Prodhimet bimore dhe blegtorale për vitin 2018 krahasuar me vitin 2017 kanë shënuar rënie për 2.6 për qind. Kështu thuhet në raportin “Llogaritë Ekonomike në Bujqësi, viti 2018” prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Agjencia në raport thotë se konsumi i ndërmjetëm është vlerësuar gjithsej rreth 302.0 milionë euro në vitin 2018, që paraqet një rritje prej 10.6 për qind në krahasim me vitin 2017.

“Në vitin 2018, prodhimet bimore kanë shënuar rënie për 3.8 për qind krahasuar me vitin 2017. Rënia në vlerën e prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rënien e prodhimit të perimeve dhe prodhimeve të kopshtit, si dhe të patateve. Kurse, prodhimet blegtorale po ashtu kanë shënuar rënie për 0.9 për qind në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017. Rënia mund të shpjegohet me rënien e vlerës së produkteve blegtorale”, vijon raporti.

Publikimi përfshinë të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në fermë, në terma monetarë, ndërsa vlerat janë prezantuar me çmimet e prodhimit, çmimet aktuale dhe konstante./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë