Loading…

Prodhimet serbe më të importuarat

  • 29/11/2016 | 20:27

Prodhimet serbe më të importuarat

Të dhënat e Agjencisë të Statistikave të Kosovës tregojnë se Serbia vazhdon të jetë importuesi kryesor në Kosovë.

Kjo agjenci ka publikuar të martën statistikat e tregtisë së jashtme për muajin tetor të këtij viti, ku del se përqindja më e madhe e importit në Kosovë është nga Serbia, me 14 për qind, Gjermania 12 për qind, Italia 7.2 për qind, Maqedonia, 6 për qind, Shqipëria 4.3 për qind nga vendet e tjera.

Shuma totale e importit gjatë muajit tetor të këtij viti ishte 241,3 milionë euro, derisa eksporti i mallrave kishte vlerën 27,1 milionë euro.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për -0.2 për qind në muajin tetor 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 214,2 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 214,6 milionë eurosh ne vitin 2015.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë