Loading…

Producentët e ‘The Crown’ në hall: Askush nuk po pranon ta luaj këtë rol

  • 29/04/2021 | 20:34

Producentët e ‘The Crown’ në hall: Askush nuk po pranon ta luaj këtë rol

Producentët e serialit “The Crown” po përpiqen të gjejnë një aktor i cili do të luajë rolin e Princit Andrew në mes të të 30-ve dhe në fillim të të 40-ave, transmeton Gazeta Metro.


The Sun raporton se produksioni “Left Bank Pictures” ka publikuar një njoftim për rolin e faqes në internet “Spotlight”.

Njoftimi thotë se një aktor po kërkohet për një “rol shumë të mirë”.

Flitet se askush nuk dëshiron të luajë rolin e Princit Andrew për shkak të skandalit me pedofili me të ndjerin Jeffrey Epstein.

“Nuk është për t’u habitur që yjet në rritje nuk kanë shumë dëshirë për të luajtur rolin e Princit Andrew. Ai është një nga anëtarët më të papëlqyeshëm të familjes mbretërore, prandaj ai rol nuk është aq tërheqës, as një rol që i hap dyert Hollywood-it”, tha një burim pranë producentëve për The Sun.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Duke of York (@hrhthedukeofyork)

Një zëdhënëse e serialit mohoi akuzat e tilla.

“Nuk ka absolutisht asnjë problem me ndonjë rol në sezonin e pestë të serialit. Normale është që profuksioni të reklamojë në Spotlight,” tha ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Crown (@thecrownnetflix)

Xhirimet e sezonit të pestë duhet të fillojnë këtë verë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë