Loading…

Produkte të prishura dhe të skaduara në marketet tona

  • 10/11/2016 | 11:24

Produkte të prishura dhe të skaduara në marketet tona

Nuk është hera e parë që qytetarët tanë blejnë produkte me afat të skaduar ose të prishura. Së fundmi i ka ndodhur edhe një qytetari të Junikut, i cili nuk ka nguruar që ta bëjë publike edhe me fotografi.

Gazetametro.net, kupton se në njërin prej marketëve tona ky qytetarë ka hasur në një pako me ëmbëlsira (Shtrudle) me afat të skaduar më shumë se një muaj dhe brenda i prishur.

Kujtojmë se Kosova, që nga viti 2004 ka Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Ky ligj përcakton, rregullon dhe mbron të drejtat themelore të konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave. Ligji siguron mbrojtjen e shëndetit, mjedisit, dhe interesave ekonomike të konsumatorit.

Përveç Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, në Kosovë ekziston edhe programi i hartuar nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e konsumatorit 2010-2015./gazetametro.net

shtrullde

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë