Loading…
Produktet pa afat dhe mungesa e higjienës në ushqime, mbi 130 raste të helmimeve në Kosovë
  • 06/02/2019 | 08:25

Produktet pa afat dhe mungesa e higjienës në ushqime, mbi 130 raste të helmimeve në Kosovë

Qytetarët jo rrallë herë ankohen për cilësinë jo të mirë të produkteve apo edhe për produktet pa afat. Ata janë të pasigurtë në ushqimet që konsumojnë për shkak të cilësisë së produkteve por edhe higjienës ku përgatitën ato.

Se ka numër të madh të rasteve me helmime me ushqim e tregon edhe Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani.

Ai ka thënë se në vitin që lamë pas klinika e tyre ka trajtuar 135 raste të helmimeve.

“Klinika infektive ka pas një numër të madh të rasteve me helmime me ushqim të moshave të ndryshme. Për tërë vitin 2018 klinika jonë ka trajtuar 135 raste të moshës së rritur me helmime me ushqim siç quhen në popull ose në mjekësi që quhen ‘intoxalimentare’. Të gjitha këto raste janë mjekuar dhe kanë dalë të shëruar nga klinika”, ka thënë ai.

Ramadani ka thënë se fëmijët janë më të prekur nga helmimet, ku gjithsej 110 pacient të kësaj moshe kanë marrë shërbime mjekësore.

“Reparti pediatrik ishte shumë me e prekur me këtë patologji. Gjithsej të shtrirë dhe të mjekuar për vitin 2018 kanë qenë 110 pacientë të moshës pediatrike të cilat janë shëruar dhe kanë dalë nga klinika. Ka pasur edhe shumë raste të trajtuara në formë ambulantore meqë gjendja e tyre shëndetësore ishte e lehtë e prekur”, ka thënë tutje drejtori i kësaj klinike për Indeksonline.

Ndërsa, për higjienën nëpër subjektet prodhuese, hoteleri-restaurante e qendra tregtare, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se po inspektojnë vazhdimisht.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit sanitar ka kryer kontrollet zyrtare në subjektet e prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit, në subjektet hoteliere-restauranteve, dhe qendrat tregtare. Në institucionet edukativo arsimore, parashkollore-çerdhet, në objekte të rëndësisë se veçantë menzat e FSK, Burgjeve, Studenteve, Medreses, menza e çerdheve e QKUK-së, ku përveç kontrollin në aspektin vizual është bërë edhe verifikimi i kushteve higjienike sanitare, me marrjen e mostrave dhe strishove në hapësira, stabilimente, aparatura të punës”, ka thënë për Indeksonline, zyrtari për informim në AUVK, Lamir Thaçi.

Ai ka thënë se bazuar në rezultatet laboratorike gjendja e kushteve ka qenë e mirë.

“Nga statistikat e rezultateve laboratorike del se, gjendja e përgjithshme e kushteve sanitare higjienike ka qenë e mirë, nuk kemi pasur helmime me ushqim mundë të cekim vetë për dy rastet ku edhe janë proceduar lendet për gjykatë. Janë shqyrtuar 140 ankesa të konsumatorit dhe janë realizuar gjithsejtë 2581 kontrolle zyrtare nga Inspektorati Sanitar i nivelit qendror”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku për Indeksonline thotë se siguria e konsumatorëve taksapagues është në propocion real me zbatueshmërinë e ligjeve, nivelin e ulët të përgatitjes profesionale të disa prodhuesve e të tjera.

“Nëse kemi parasysh faktin se kjo zbatueshmëri akoma nuk e arrijnë as 40 %- shin atëherë aq ose më pak kemi edhe siguri. Nivelin e ulët të informimit, arsimimit, edukimit, kulturës së konsumit dhe të vetëdijesimit, që është përgjegjësi e ” interes ” i institucioneve, asociacioneve e mekanizmave të Shtetit – atëherë mund të them se edhe në këtë aspekt siguria është proporcionale. Nivelin e ulët të përgatitjes profesionale të disa prodhuesve, tregtarëve e shërbyesve, një numër i të cilëve kanë kualifikim diametralisht të kundërta – atëherë është e qartë se çfarë cilësie e sigurie na ofron. Nëse niveli i pajisëshmërisë laboratorike e humane të AUVK-së dhe të IKSHPK-së akoma nuk është në nivel të duhur – qytetari konsumator taksapagues duhet të jetë inspektor investigues për vete dhe për familjen e tij. Aparatura dhe pajisja e re laboratorike e paralajmëruar në AUVK, edhe për ekzaminimet e mishit, shpresoj se do ta përmirësojë gjendjen dhe ta ngritë nivelin e sigurisë”, ka thënë ai.

Drejtori i Infektives, Hamdi Ramadani ka thënë se në rastet e helmimeve janë përfshirë edhe shumë sëmundje të tjera si gastroneterolite, eneterolite e të tjera.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë