Loading…

Profesorët parkojnë para shkollës: Nxënësit në Suharekë vendosin një mesazh të fuqishëm para dyerve

  • 23/10/2019 | 10:15

Profesorët parkojnë para shkollës: Nxënësit në Suharekë vendosin një mesazh të fuqishëm para dyerve

Nxënësit e gjimnazit ‘Jeta e Re’ në Suharekë kanë gjetur një formë interesante për të protestuar ndaj profesorëve të tyre, të cilët po parkojnë veturat para dyerve të shkollës, shkruan Gazeta Metro.


Me një fjali, nxënësit po kërkojnë nga profesorët dhe qytetarët e tjerë që të mos parkojnë para dyerve të shkollës.

“Këto dyer hapen për ne dhe liria e kalimit është e drejtë e jona. Mos parko”, kanë shkruar nxënësit në një pëlhurë të bardhë të cilën e kanë varur në dyert e shkollës.

Para dyerve të shkollës shumë profesorë dhe qytetarë parkojnë veturat duke penguar kalimin e lirë të nxënësve nga këto dyer.

Një lexues i Metros ka dërguar edhe fotografi ku shihet se si bllokohet hyrja në këtë shkollë, nga veturat që parkohen para dyerve të saj.

Gjimnazi ‘Jeta e Re’ është shkollë e mesme dhe është njëra ndër shkollat më të mëdha në Suharekë për nga numri i nxënësve./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë