Loading…

Profesori amerikan: BE dhe SHBA t’ia bëjnë të qartë Serbisë se Kosovën duhet ta njoh herët a vonë

  • 10/05/2021 | 22:22

Profesori amerikan: BE dhe SHBA t’ia bëjnë të qartë Serbisë se Kosovën duhet ta njoh herët a vonë

Profesori amerikan, Universitetin e Johns Hopkins në SHBA, Alon Ben-Meir, ka komentuar deklaratën e ministrit të  Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakovic, i cili tha se nuk do të ndodhë njohja e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Ben-Meir, ka shkruar se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa njohje të ndërsjellë.

Ai ka se Bashkimi Europian dhe SHB, duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se Kosova është e pavarur dhe, herët a vonë, duhet të njihet nga shteti serb.

“Nëse dikush pret se Serbia do ta njehë të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës, atëherë le ta dijë se kjo nuk do të ndodh”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq në një intervistë. Nuk ka normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk ka njohje të ndërsjellë. BE dhe SHBA duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se Kosova është e pavarur dhe, herët a vonë, duhet të njihet nga Beogradi”, ka shkruar Ben-Meir./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë