Loading…

Profesori Amerikan kundër Mini-Shengenit: Shqipëria t’i forcojë lidhjet me ato vende ku jetojnë shqiptarë

  • 16/11/2019 | 23:30

Profesori Amerikan kundër Mini-Shengenit: Shqipëria t’i forcojë lidhjet me ato vende ku jetojnë shqiptarë

Profesori Amerikan, David Phillips ka thënë se ideja e Mini-Shengenit ka marrë një goditje, kur Mali i Zi e refuzoi atë, ndërkaq për Shqipërinë, thotë se është më mirë t’i forcojë lidhjet me ato vende ku jetojnë shqiptarë, shkruan Gazeta Metro.


Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit të Columbias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. David Phillips, ka dhënë opinion e tij për disa nga ngjarjet më të rëndësishëm në Shqipëri, flet në një prononcim për gazetën Shekulli.

Phillips u shpreh se, Shqipëria duhet të përqendrohet në forcimin e lidhjeve me ato vende në të cilat jetojnë shqiptarë.

“Shqiptarët duhet të përqendrohen në forcimin e lidhjeve me të gjithë fqinjët e Shqipërisë duke nxitur lidhjen kudo ku jetojnë shqiptarët, në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi midis shqiptarëve nuk parandalon zhvillimin e bazës së përbashkët me vendet e tjera ose integrimin më të gjerë Euro-Atlantik. Sidoqoftë, përparësia duhet të jetë kombi shqiptar”, ka thënë ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë