Loading…

Profesori amerikan: Kurti duhet ta dijë se Biden nuk mbështet asnjë propozim që dëmton të ardhmen e Kosovës

  • 25/06/2021 | 23:42

Profesori amerikan: Kurti duhet ta dijë se Biden nuk mbështet asnjë propozim që dëmton të ardhmen e Kosovës

Eksperti dhe profesori amerikan Alon Ben-Meir nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar mbi rekomandimet që kanë lëshuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e çështjes së Ujmanit, duke thënë se është hap i rëndësishëm drejt normalizimit, shkruan Gazeta Metro.


Për këto rekomandime, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme është deklaruar se ende nuk i ka lexuar dhe se po pret nga ekspertët e stafit të tij ta bëjnë këtë.

Por, Ben-Meir nga ana tjetër thotë se edhe kryeministri Kurti, por edhe presidenti serb Aleksandar Vucic duhet t’i marrin seriozisht rekomandimet.

Sipas tij, Kurti duhet t’i konsiderojë rekomandimet e Biden dhe duhet ta dijë se Biden nuk do të mbështesë asnjë propozim që do ta kompremetonte të ardhmën e Kosovës.

“Një raport i lëshuar nga SHBA’të, mbi mënyrën e menaxhimit të mosmarrëveshjes për liqenin midis Beogradit dhe Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt procesit të normalizimit midis dy vendeve. Vucic dhe Kurti, duhet të marrin seriozisht rekomandimet edhe pse është një pjesë e të ashtuquajturës marrëveshje e Washingtonit në vitin 2020. Edhe pse Kurti nuk ishte në fuqi kur u nënshkrua marrëveshje, ai duhet të konsiderojë rekomandimet e Biden pasi kjo nuk do të cenonte pavarësinë e saj. Kurti duhet ta dijë që Biden nuk do të mbështesë asnjë propozim që do të kompromentonte të ardhmen e Kosovës. Sipas Ballkan Insight; raporti siguroi rekomandime për të përmirësuar sigurinë e sistemit të furnizimit më ujë të cilat mund të përfitojnë dy vendet.”, ka shkruar Ben-Meir.

“Për besë gjatë ditës nuk kam mbërri ta lexoj, porsa ta lexojnë ekspertët tanë, profesionistët”, tha sot Kurti i pyetur lidhur me këto rekomandime. /gazetametro.net 

Kurti s’e ka lexuar rekomandimin e SHBA’ve për Ujmanin, thotë që iu qëndron pas deklarimeve të tij

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë