Loading…

Profesori amerikan: Kurti të mos i fus hundët në punë të shteteve fqinje, e papranueshme që vetëm 14% e kosovarëve janë vaksinuar

  • 16/05/2021 | 21:50

Profesori amerikan: Kurti të mos i fus hundët në punë të shteteve fqinje, e papranueshme që vetëm 14% e kosovarëve janë vaksinuar

Alon Ben-Meir, profesor në Universitetin e Johns Hopkins në SHBA, njëherësh edhe njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, i ka rekomanduar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të angazhohet më shumë lidhur me çështjen e vaksinimit të kosovarëve me vaksinën anti-Covid.


Ben-Meir, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, së këndejmi, e ka konsideruar të papranueshëm faktin se vetëm 14 për qind e Kosovës janë imunizuar kundër koronavirusit nëpërmjet koronavirus.

“#Kurti nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme të shteteve fqinje, sikurse bëri në Shqipëri. Në vend të kësaj, ai duhet të merret urgjentisht me çështjet që prekin Kosovën”, ka shkruar profesori amerikan në postimin e tij.

“Është i papranueshëm fakti që vetëm 14% e popullësisë [kosovare] është vaksinuar deri më tani; Kosova duhet t’i japë përparësi vaksinimit të grupeve më të rrezikuara [nga koronavirusi]”, ka thënë tutje Ben-Meir.

Ndonëse shteti ka në dispozicion vetëm rreth 38 mijë vaksina, Ministria e Shëndetësisë i ka ftuar që të vaksinohen grupmoshat 65 deri në 79 vjeç. Në regjistrin e shtetit, statistikat thonë se Kosova ka mbi 130 mijë qytetarë të këtyre grupmoshave.

Mosorganizimi i duhur i procesit të vaksinimit dhe mungesa e vaksinave, bëri që ditë më parë të krijohet tollovi para sallës “1 Tetori”, e cila është qendra e vaksinimit në Prishtinë.

Përveç të moshuarve, me këto doza të vaksinave është paraparë edhe vaksinimi i personelit shëndetësor që ka mbetur pa vaksinuar, personat e mbetur me sëmundje kronike, mësuesit dhe forcat e sigurisë të përfshira drejtpërdrejt në menaxhimin e COVID-19.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë