Profesor amerikan dhe njohës i Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, ka komentuar rreth masës së reciprocitetit me Serbinë. Ai ka thënë se zbatimi i këtyre masave do të jetë jetëshkurtër shkruan, shkruan Gazeta Metro.
Për të çfarëdo dakordimi në mes të palëve për këtë çështje, përveç procedurave normale kufitare, do të ishte afatshkurtër në zbatim.
“Besoj se çdo marrëveshje që kërkon ndryshim të tagrave të veturave që kalojnë midis Kosovës dhe Serbisë dhe kërkesa për qytetarët nga të dyja anët të marrin dokumente të përkohshme udhëtimi kur të hyjnë në vendin e njëra-tjetrës, në rastin më të mirë, do të ishte jetëshkurtër, sipas asaj që kemi parë deri tash”, ka shkruar ai në Twitter.
Duhet theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtyrë vendosjen e reciprocitetit me Serbinë deri më 1 shtator pas një kërkese të SHBA’së./gazetametro.net