Loading…

Profesori amerikan: Trumpi nuk përfiton në zgjedhje nga arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi

  • 30/06/2020 | 21:48

Profesori amerikan: Trumpi nuk përfiton në zgjedhje nga arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, nuk po e sheh si një favor për presidentin, Donald Trump në zgjedhje nëse gjatë mandatit të tij do të zgjidhej konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, publiku amerikan as që është në dijeni të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe njerëzit as që diskutojnë për këtë.

Me anë të një postimi në Tëitter, ai shkruan se në një situatë të tillë, edhe marrëveshja finale Kosovë-Serbi nuk do ta ndihmonte Trumpin në zgjedhje.

“Kosova – Serbia nuk është një konflikt i madh për të cilin është folur. Publiku amerikan as nuk është në dijeni të këtij konflikti. Nuk është se të dy palët janë aktualisht në luftë ose njerëzit po vriten tani. Edhe nëse Trump arrin ndonjë marrëveshje, nuk do ta ndihmojë atë në zgjedhje”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, në Kosovë ka pasur shumë zëra se insistimi i Trumpit përmes emisarit special për dialogun, Richard Grenell, është nguti për arritjen e një marrëveshje para zgjedhjeve në SHBA, e që sipas tyre do t’i jepte një avantazh presidentit aktual amerikan.

Zëra të tillë më së shumti janë shfaqur nga zyrtarë të Vetëvendosjes, të cilët kanë kundërshtuar takimin në Uashington, pasi që sipas tyre atje po shkohet të nënshkruhet një marrëveshje e gatshme, dhe jo të dialogohet.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë