Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, ka thënë se Vucic emëroi rrugën në Beograd me emrin Ratko Mlladic, i cili po vuan një dënim të përjetshëm për gjenocid, dhe se me këtë mentalitet Serbia nuk ka të ardhme të ndritshme, transmeton Gazeta Metro.
Ai tutje ka thënë se Serbia nuk ka të ardhme të ndritshme për Serbinë me këtë mentalitet politik.
“Vite më parë, Presidenti serb Alexandar Vuçiç emëroi një rrugë në Beograd me emrin Ratko Mlladiç, i cili po vuan një dënim të përjetshëm për gjenocid (dënimi i të cilit sapo u mbështet nga një gjykatë në Hagë). Nuk ka të ardhme të ndritshme për Serbinë me këtë mentalitet politik”, ka shkruar Ben-Meir në një postim në Facebook.
Ai thotë se Vucic duhet të kërkojë falje dhe të heq emrin e “Kasapit të Bosnjës” nga rruga.
“Vucic duhet të kërkojë falje dhe të heqë emrin e ‘Kasapit të Bosnjës’ nga rruga”. tha ai.
Dy ditë më parë, Ratko Mlladic u dënua me burgim të përjetshëm. Leximi i vendimit ndaj tij zgjati rreth një orë../gazetametro.net