Loading…

Profesori i kriminalistikës trondit tifozët: Ky futbollist do përfundojë në burg

  • 16/10/2021 | 18:56

Profesori i kriminalistikës trondit tifozët: Ky futbollist do përfundojë në burg

Çështja e Lucas Hernandezit vazhdon të jetë një temë e nxehtë jo vetëm te skuadra e Bayernit, por edhe në Spanjë. Fakti që lojtari mund të shkojë në burg për gjashtë muaj ka bërë që interesi i mediave të jetë i madh.


Kujtojmë se pas sherrit me gruan e tij në kohën kur lojtari aktual i Bayernit ishte pjesë e Atleticos, Gjykata e Madridit e detyroi të bënte punë sociale të cilat lojtari nuk i kreu.

Ndërkohë, disa vite më pas, Gjykata e Madridit lëshoi një urdhër ku thuhet se lojtari ka vetëm pak ditë kohë për t’u paraqitur me vullnetin e tij në dyert e burgut

Sipas Emilio Kortes, një profesor i ligjit të kriminalistikës, lojtari nuk mund t’i shpëtojë burgut. “Dënimi i Lucasit është pa kthim. Ky vendim është marrë tani dhe është i formës së prerë. Ai me shumë mundësi do të shkojë pas hekurave dhe të gjithë duhet të mësohemi me këtë fakt”.

“Ai (Hernandez) nuk mund t’i shpëtojë ligjit që është njëlloj për të gjithë, edhe pse ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve është një njeri publik”, tha profesor Kortes

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë