Loading…

Profesori i Shkencave Politike për Zhizhekun: E gjithë pasuria e tij filozofike është Neo-Marksiste

  • 28/03/2020 | 20:01

Profesori i Shkencave Politike për Zhizhekun: E gjithë pasuria e tij filozofike është Neo-Marksiste

Profesori i Shkencave Politike, Avdi Smajlaj, ka komentuar rreth polemikave që po bëhen rreth deklarimit që Zhizhek ka bërë për shkarkimin e Qeverisë Kurti, transmeton Gazeta Metro.


Smajlaj ka thënë se filozofi dhe mendimtari Zhizhek të gjithë pasurin e tij filozofike e mendore e ka ndërtuar brenda kontuarve Neo-Marksiste, përfshirë edhe qëndrimet e tij ndaj atyre që na e sollën lirinë siç është SHBA.

“Zizek është mendimtar dhe filozof i përmasave botërore. Por, e tërë pasuria e tij filozofike e mendore është ndërtuar brenda konturave Neo-Marksiste, përfshi edhe qëndrimet e tij ndaj atyre që na e sollën lirinë siç është SHBA, e bazuar tërësisht në baza dogmatike Neo-Marksiste”, ka shkruar Smajlaj.

Ai tutje thotë se nëse institucionet e marrin referencë Zhizhekun do të thotë vetëvrasje kolektive e shtetërore.

Smajlaj ka bërë një lutje miqësore ndaj ZhiZhekut e Neo-Marksistëve që të na kursejnë si shtet.

Andaj, ju kisha lutur, në mënyrën më miqësore Zizekut e Neo-Marksistëve, të na kursejnë si shtet, të mos na përdorin si shtet për përmbushjen e objektivave të tyre dogmatike.

Postimi i plotë:

E ndjej obligim moral të them atë që mendoj për rastin e Zizekut dhe prononcimit të tij të fundit, edhe pse kohëve të fundit është polarizuar hapësira publike ne facebook në dy tabore, o duhet te ofendosh, o duhet lavdërosh, se përndryshe të ofendojnë.

Jam përpjekur të mos e ndjek as njërën as tjetrën, dhe kështu do të vazhdoj.

Fundja, le të ofendojnë. Në këtë vend bëjnë jetën fëmijët, dhe duhet të përpiqemi ta përmirësojmë.

Zizek është mendimtar dhe filozof i përmasave botërore. Por, e tërë pasuria e tij filizofike e mendore është ndërtuar brenda konturave Neo-Marksiste, përfshi edhe qëndrimet e tij ndaj atyre që na e sollën lirinë siç është SHBA, e bazuar tërësisht në baza dogmatike Neo-Marksiste.

Andaj, marrja për referencë e qëndrimeve të tij nga institucionet shtetërore, do të thotë vetëvrasje kolektive e shtetërore.

Jetojmë në pluralizëm të cilin na e solli gjithashtu SHBA, dhe në pluralizëm ka hapësirë për të gjithë, pëfshi edhe Neo-Marksistët e Neo-të tjerë. Por, jo në mainstream, jo në qëndrime e politika shtetërore. Siç, e tha edhe Grenell mbrëmë (besoj se janë pakicë ata që e gjykojnë orientimin seksual të tjetrit).

Andaj, ju kisha lutur, në mënyrën më miqësore Zizekut e Neo-Marksistëve, të na kursejnë si shtet, të mos na përdorin si shtet për përmbushjen e objektivave të tyre dogmatike.

Jemi shtet i varfër, ende bëjmë luftë për ekzistencë. Gjejeni ndonje shtet tjetër, ose marojeni një, revolucioni që nuk ndodhte që kishte stresuar Marksin në dekadën e fundit të jetës së tij, ende nuk ka ndodhur, mbase mund të ndodh në të ardhmën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë