Loading…

Profesori i studimeve islame kritikon VV-LDK: As hajmalitë nuk i ndihmojnë këtij populli

  • 08/12/2019 | 22:57

Profesori i studimeve islame kritikon VV-LDK: As hajmalitë nuk i ndihmojnë këtij populli

Mosarritja e marrëveshjes për koalicionin e shumëpritur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është përfolur nga shumë njerëz. Edhe profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti e kritikoi këtë mosmarrëveshje duke thënë se as hajmalitë nuk kryejnë punë për t’i ndihmuar këtij populli, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, profesori Hamiti shton se vetëm ndërgjegjja, sinqeriteti, dashuria për vendin, respektimi i ligjit dhe përgjegjësia, si dhe ndjenja kolektive e çon përpara një shoqëri.

‘Thotë njeri, për me ndryshua këtë mentalitet mos po ndikon me ua shkrua ndonjë hajmali këtij mileti, por e keqja është se unë vet nuk besoj në to fare, me i fry ndokujt qysh po i fryjnë do sehirxhi as atyre nuk po mundem me ju besuar, por as me sjell Jezusin edhe kjo po duket se është e pamundur!!! E vërteta është se asnjëra prej këtyre që u përmenden më lartë, prej që ekziston historia njerëzore nuk i kanë ndihmuar asnjë populli. Vetëm ndërgjegjja, sinqeriteti, dashuria për vendin, respektimi i ligjit dhe përgjegjësia dhe ndjenja kolektive e qon përpara një shoqëri dhe e konsolidon një vend dhe një shtet’, ka shkruar ai.

Hamiti tutje thekson se as tani e as në të kaluarën, në vendin tonë nuk kanë arritur asnjëherë të bien dakord mes vete po të mos ndërhynin miqtë ndërkombëtar, falë të cilëve, profesori thotë se vendi ka arritur të zhvillojë zgjedhje dhe të konstituojë institucione. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë