Loading…

Profesori Krasniqi paralajmëron: Kosovën e pret ballafaqim i ri me realitetin e ashpër

  • 05/11/2019 | 14:19

Profesori Krasniqi paralajmëron: Kosovën e pret ballafaqim i ri me realitetin e ashpër

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se Kosovën e pret ballafaqimi i ri me realitetin e ashpër, që për të nënkupton mosanëtarsimi në BE, mosnjohja nga Serbia dhe dështimi në bashkimin me Shqipërinë, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se ky lloj ballafaqimi e pret Kosovën si pasojë e shumë çështjeve të cilat paraqesin problem për vendin.

“Vizita e Pallmerit në rajon, deklarata e Makronit në Paris, armatimi i Serbisë, fuqizimi i Rusisë, dobësimi i BE-së, degradimi i Shqipërisë, na e bëjnë të qartë se: 1.nuk ka njohje nga Serbia, 2. nuk ka anëtarësim në BE, 3. nuk ka bashkim me Shqipërinë. Pra, siç kam theksuar edhe shumë herë, Kosovën e pret ballafaqim i ri me realitetin e ashpër”, ka shkruar Krasniqi.

Ndonëse është e vështirë të ndodhë ndryshe, sipas tij ekzistojnë edhe dy zgjidhje, fuqizimi i shtetit nga brenda ose dorëzimi para vështirësive.

“Vështirë do të jetë, por ka një shans të madh, nëse fuqizohet nga brenda. Pra, nëse i heqë patericat dhe qëndron në këmbët e veta. Në atë rast do të detyrohet ta pranojë Serbia/Rusia, ta integrojë BE-ja dhe ta respektojë Shqipëria. Rrugë tjetër është të jetuarit në iluzione. Në fakt, është edhe një rrugë, por është rrugë e turpit: dorëzimi para vështirësive. Të parët tanë nuk e kanë zgjedhur kurrë atë rrugë. Edhe kur kanë humbur, nuk janë dorëzuar. Ashtu duhet të bëjmë edhe ne”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë