Loading…

Profesori Krasniqi thotë se Kosova po rrëshqet drejt një katastrofe të re, përmend rastin Dehari

  • 24/10/2019 | 16:30

Profesori Krasniqi thotë se Kosova po rrëshqet drejt një katastrofe të re, përmend rastin Dehari

Në lidhje me raportin e publikuar për vdekjen e Astrit Deharit, ka reaguar edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi, shkruan Gazeta Metro.


Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky raport lidhet me probleme të tjera të mëdha, që janë grumbulluar si pasojë e paaftësisë dhe mosdashjes së institucioneve shtetërore në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Përveç raportit për Astrit Deharin, intervistimet nga Gjykata Speciale të cilat do të përfundojnë me arrestime, Ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë me anë të votave të kontrabanduara, zhegitjet e çcertifikimit të rezultateve si tendecë për pengimin e formimit të qeverisë së re dhe problemet si varfëria, papunësia, izolimi, korrupsioni, sipas Krasniqit janë probleme të grumbulluara që tashmë kanë dalur në sipërfaqe të cilat çojnë drejt një “katastrofe të re”.

“Tash kur këto probleme kanë dalë në sipërfaqe, ka rrezik se mund të ndërlidhen dhe të shkaktojnë reagime të pakontrolluara. Prandaj, sot dhe tash, duhet të jetë e ditur për institucionet, për partitë dhe për mbarë shoqërinë tonë se evitimi i një katastrofe të re mund të bëhet vetëm me menaxhimin e këtyre problemeve me koncensus, duke adresuar përgjegjësitë e abuzuesve dhe duke krijuar shpejt insitucioent e reja”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Postmi i plotë:

“A PO RRËSHQASIM DREJT NJË KATASTROFE TË RE
1. Raporti për Astrit Deharin, u jep më shumë argument atyre që kanë dyshuar dhe që sot dyshojnë edhe më shumë se ai është vrarë në burg. Ky zbulim ka mundesi të rritë edhe më shumë emocionet, tensionet dhe urrejtjet politike në vend.
2. Intervistimet nga Gjykata Speciale po i afrohen kulmimim me arrestime, gjë që sigurisht do të rritë emocionet dhe tensionet dhe do ta vërë në sprova të rënda shtetin tonë.
3. Ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë, jo vetëm me listën Serpska po edhe me vota të kontrabanduara, mund të shtojë destabilitetin.
4. Tendencat okulte për të penguar formimin e shpejtë të qeverisë së re, me zhagitjet e çertifikimit të rezultateve, mund të rrisin tensionet edhe më shumë.
5. Krahas këtyre çështjeve tronditëse, mbeten endemike varfëria, papunësia, izolimi, korrupsioni, injoranca dhe urrejtja.
Me një fjalë janë probleme që janë grumbulluar, si pasojë e paaftësisë, po edhe e mosdashjes së institucioneve shtetërore për të zgjidhur problemet. Tash kur këto probleme kanë dalë në sipërfaqe, ka rrezik se mund të ndërlidhen dhe të shkaktojnë reagime të pakontrolluara. Prandaj, sot dhe tash, duhet të jetë e ditur për institucionet, për partitë dhe për mbarë shoqërinë tonë se evitimi i një katastrofe të re mund të bëhet vetëm me menaxhimin e këtyre problemeve me koncensus, duke adresuar përgjegjësitë e abuzuesve dhe duke krijuar shpejt insitucioent e reja. Nëse vazhdon paraliza e institucioneve shtetërore dhe konflikti politik, nëse këto çështje përdoren për qërim politik të hesapeve, mund të ballafaqohemi me një katastrofë të re, e cila bashkë me shoqërinë tonë moralisht të ndotur, do ta plandosë edhe shtetin tonë rekonvalescent.” /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë