Loading…

Profesori Krasniqi zbulon taktikat që po përdorë LDK ndaj VV’së

  • 06/11/2019 | 10:09

Profesori Krasniqi zbulon taktikat që po përdorë LDK ndaj VV’së

Analistët politik janë duke vlerësuar mënyrat se si Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike po “thumbojnë” njëra-tjetrën, ndërkohë që pritet të ketë koalicion mes tyre, transmeton Gazeta Metro.


E deklaratat e individëve pjesëmarrës në këto subjekte politike, profesori universitar Milazim Krasniqi, i ka quajtur si taktika të cilat po i përdorin partitë për të shtuar ndikim dhe pozicion në negociata.

Në një intervistë dhënë Ekonomia Online, Krasniqi ka theksuar gjithashtu se nuk mund të bëhet fjalë për përçarje midis këtyre dy partive pasi që ende nuk kanë një unitet.

“Unë nuk mund të them që ka përçarje, sepse ata së pari nuk kanë një unitet që të flitet për përçarje, sepse ata janë në një fazë të negociatave për formimin e qeverisë dhe institucioneve. Besoj që këto që po i shohim janë më shumë taktika të cilat përdoren për ta maksimalizua pozicionin në negociata, normalisht që në këtë fazë është vërejt një mungesë e përvojës së Vetëvendosjes sepse ata kanë shfaq shumë nervoz dhe kanë shfaq frustrime të panevojshme dhe bizare dhe nuk mund të kërkosh bashkëqeverisje dhe në të njëjtë kohë t’i fyesh liderët e saj siç kanë bërë këto ditë aktivistët e Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

Krasniqi shton se këto taktika përdoren më shumë nga ana e LDK’së pasi është një parti me përvojë shumë të madhe dhe kështu mundohet për të shtuar ndikimin e saj duke bërë politikën e vetdhe jo të VV’së.

“LDK’ja është parti me përvojë të gjatë dhe ata dinë të përdorin taktika. Në fillim e kanë lanë mundësinë të arrihet koalicioni pastaj në fund kanë filluar të fusin elemente të tjera dhe këto janë faza krejt normale. Ata që kërkojnë nga zyrtarët e LDK’së që të punojnë për VV’në, ata me të vërtetë duken si idiotë sepse LDK’ja përpjekjen e bënë që ta maksimalizojë interesin e vet dhe në koalicionin e ardhshëm dhe zyrtarët e saj normalisht bëjnë politikën e saj dhe jo të VV-së”, ka thënë tutje ai.

Profesori Krasniqi gjithashtu flet për institucionet e reja të cilat mund t’i formojnë këto dy parti duke u bazuar në atë se partitë tjera nuk pengojnë punën e tyre pasi që kanë shprehur se janë në opozitë, mirëpo sipas tij duhet pasur kujdes të madh me Listën Serbe.

“VV-ja dhe LDK-ja e kanë mundësinë që t’i formojnë institucionet pa ndonjë problem. PDK-ja dhe AAK-ja janë shprehur se janë në opozitë dhe nuk janë pjesë e asnjë loje politike dhe këto e kanë rrugën hapur por problemin më të madh e kanë se si do të akumulojnë Listën Serbe”, ka përfunduar Krasniqi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë