Loading…

Profesori nga Deçani zbulon një insekt të ri në Kosovë, e quan koronavirus

  • 08/04/2021 | 10:50

Profesori nga Deçani zbulon një insekt të ri në Kosovë, e quan koronavirus

Profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës, prof. Dr. Halil Ibrahimi thotë se ka zbuluar një insekt të ri në Kosovë, të cilin e ka quajtur ‘koronavirus’, shkruan Gazeta Metro.


Ky lloj insketi është  zbuluar nga Lumbardhi i Deçanit në Bjeshkët e Nemuna.

Edhe pse i zënë para disa vitesh, është përshkru tek gjatë vitit të kaluar dhe sivjet, kryesisht gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë. Nga këtu vjen edhe emri i llojit, Potamophylax coronavirus, si përkujtim i kohës kur është zbulu”, ka shkruar ndër të tjerash Ibrahimi në Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Sot është publikuar lloji im më i ri i insekteve i zbuluar nga Lumbardhi i Deçanit në Bjeshkët e Nemuna.

Edhe pse i zënë para disa vitesh, është përshkru tek gjatë vitit të kaluar dhe sivjet, kryesisht gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë. Nga këtu vjen edhe emri i llojit, Potamophylax coronavirus, si përkujtim i kohës kur është zbulu. Simbolikisht, emri i llojit, potencon edhe një pandemi tjetër, që është duke ndodhur në lumenjtë e Kosovës, e në veçanti në Lumbardhin e Deçanit,si rezultat i ndotjes, degradimit dhe keqmenaxhimit të hidrocentraleve.

Në kuadër të punimit janë bërë edhe analizat molekulare të krejt grupit ku bën pjesë ky lloj, krahas atyre morfologjike. Prania e këtij lloji tregon për pasurinë e madhe të biodiversitetit në Kosovë, i cili fatkeqësisht është duke u rrezikuar ndjeshëm. Punimi është rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm i grupit të Zoologjisë të Departamentit të Biologjisë. Punimi është publikuar në revistën prestigjioze Biodiversity Data Journal, që boton lloje të reja për shkencën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë