Loading…

Profesori universitar: Amerika e shqetësuar nga sjelljet e serbëve, blerja e raketave ruse është alarmante

  • 04/11/2019 | 23:40

Profesori universitar: Amerika e shqetësuar nga sjelljet e serbëve, blerja e raketave ruse është alarmante

Profesori unviersitar dhe analisti politik, Rrahman Paçarizi, po thotë se SHBA është e shqetësuar me sjelljet e Serbisë, dhe se blerja e raketave ruse është një gjë alarmante, shkruan Gazeta Metro.


I pyetur për vërejtjen që i ka dhënë SHBA’ja, Serbisë që të mos blejë raketat ruse, Rrahman Paçarizi, ka thënë se amerikanët janë të shqetësuar dhe të alarmuar nga sjelljet e  serbëve.

“Palmer nuk ka pasë nevojë që ta përsëris në Beograd këtë në konferencë për shtyp. Ai mund ta ketë diskutuar këtë çështje dhe sigurisht e ka diskutuar me Vuçiqin, shihet që SHBA-të janë të shqetësuara dhe të alarmuara në fakt nga këto veprime të Serbisë të cila ndodhin midis përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe për të gjetur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Këto janë të ndërlidhura situatën e krijuar pas refuzimit për hapjen e bisedave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, krejt këto janë të ndërlidhura edhe me ftesën që menjëherë u ngut ta bëjë Rusia për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë që të bëhen pjesë e Unionit Euroaziatik, domethënë po bëhet një lojë pak më e madhe se që do të ishte një lojë me Kosovës dhe Serbisë”.

“ Njëfarë mënyrë është një minim i përpjekjeve dhe njëfarë provokimi i situatës edhe me synimin që të destabilizohet Kosova në kohën kur është ende pa institucione dhe duke shpresuar që Kurti dhe partia e tij janë më radikal në qëndrime gjë që ka bërë që SHBA-të të lëvizim me një dinamik të përshpejtuar në rajon t’i përshpejtojnë takimet të bëjnë vizita pak më të gjata si kjo e Palmer, dhe të aktivizohen madje edhe duke i dhënë mesazhe të qarta Serbisë qoftë me kërcënimin për sanksione speciale, qoftë me kërcënimin që duke ja bërë të qartë edhe njëherë që Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën dhe pa e arritur një marrëveshje me Kosovën”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë