Loading…

Profesori universitar ia gjen një gabim Kurtit: Albin, duhet me thënë Kombëtarja e jo ekipi i Kosovës

  • 14/10/2019 | 21:57

Profesori universitar ia gjen një gabim Kurtit: Albin, duhet me thënë Kombëtarja e jo ekipi i Kosovës

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Rrahman Paçarizi, e ka këshilluar liderin e VV’së Albin Kurtin që ta quajë Kombëtaren e Kosovës si të tillë, e jo ekip, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Paçarizi ia ka gjetur edhe një gabim në shkrim Kurtit, në postimin e këtij të fundit.

“Albin, TRIBUNAT e jo TRIBINAT. Nejse, kur i fiton zgjedhjet s’ka dert, nuk t’i veren kush gabimet😉.
Edhe ndonje gabim tjeter, por po ta falim. Ama duhet me thene kombetarja e Kosoves e jo ekipi, po hajt se mesohesh”, shkroi ai.

Kujtojmë se Kurti sonte është i pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, prej ku po ndjekë ndeshjën Kosovë-Mali i Zi.

Atje, madje ai është parë duke e vendosur në qafë edhe flamurin e Kosovës, të cilin dikur e quante ‘lara-lara’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë