Profesori universitar, Rrahman Paçarizi ka thënë se Qeveria Kurti ra për shkak të prishjes së marrëdhënieve me SHBA’në si dhe talljeve që militantët e VV’së ia bënë ambasadorit amerikan, Richard Grenell, shkruan Gazeta Metro.
Kështu u deklarua ai në Rubikon, ku tha se çështja e rrëzimit të Qeverisë nuk është as te Agim Veliu e as te taksa 100 përqind.
“Po shihet se nuk është çështja te Veliu, te tarifa, por te raportet ndërkombëtare, parasegjithash raportet e Kosovës me SHBA në një anë dhe BE në anën tjetër. Ky është momenti më i keq kur Kosovës i servohen dy pjata, BE apo Kosova dhe Kosova nuk e ka luksin që të zgjedhë në mes këtyre dyjave”, tha ai.
Tutje, njohësi i çështjeve politike shtoi se Kurti ka nxitur militantizëm kundër Richard Grenellit, dhe se këta u tallën me të.
“Kurti nxini militantizëm kundër Richard Grenell dhe militantët e VV-së nxiten mosdurim ndaj tij deri në tallje me të. Pastaj situata eskaloi dhe LDK u detyra të rirreshtohej me SHBA. Momenti i kthesës ishte takimi i nënkryetarëve të LDK-së, Avdullah Hotit, Agim Veliut dhe Skënder Hysenit në Gjermani me Grenell. Prej aty koalicioni nuk kishte më të shpëtuar”, tha ai./gazetametro.net