Loading…

Profeti Muhamed është figurë e çmuar, nuk duhet të jetë objekt i shpifjeve

  • 24/02/2017 | 12:43

Profeti Muhamed është figurë e çmuar, nuk duhet të jetë objekt i shpifjeve

Azem Deliu, poet nga Drenica, është sulmuar fizikisht nga një person, pas një shkrimi që ka bërë në profilin e tij në Facebook. E lidhje me këtë ka reaguar edhe avokati Arianit Koci.


Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se të sulmosh dikë për të mbrojtur profetin Muhamed ose për të ngulfatur një debat që u zhvillua ndërmjet poetit dhe hoxhës do të thotë të luftosh pikërisht ato vlera të cilat Kur’ani dhe vet profeti Muhamed kanë urdhëruar të mbrohen me çdo kusht.

Sipas Kocit, Profeti Muhamed është figurë e çmuar e historisë andaj ai nuk meriton të jetë objekt i shpifjeve, fyerjeve apo debateve emocionale dhe jokonstruktive.

Ky është postimi i plotë i Kocit:

Loja me ndjenjat fetare!

Të sulmosh dikë për të mbrojtur profetin Muhamed ose për të ngulfatur një debat që u zhvillua ndërmjet poetit dhe hoxhës do të thotë të luftosh pikërisht ato vlera të cilat Kur’ani dhe vet profeti Muhamed (a.s.) kanë urdhëruar të mbrohen me çdo kusht.

Kurani për kulturën e debatit thotë: “Ti thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) në mënyrën më të mirë”. Kaptina Bleta, shenja 125

Pra, polemizim i shoqëruar me mirësjellje, e jo dhunë!

Jam kundër sulmeve fizike, me tërë qenien time!

Megjithatë, edhe përkundër faktit që liria e shprehjes është e shenjtë dhe e pacenueshme, kam aq shumë respekt për besimet fetare saqë, nuk kisha komentuar kurrë në atë formë që i kishte lënduar ndjenjat fetare të kujtdo qoftë.

Çdo qytetar duhet të dijë që edhe liria e shprehjes ka kufi. Askush nuk mund të thirret në lirinë e shprehjes nëse me ushtrimin e kësaj lirie dëmton thellë ndjenjat sensitive të tjetrit.

Profeti Muhamed është figurë e çmuar e historisë andaj ai nuk meriton të jetë objekt i shpifjeve, fyerjeve apo debateve emocionale dhe jokonstruktive.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë