Organizata The Way në bashkëpunim me komunën e Prishtinës organizon projektin dizajnimi i kontejnerëve me moton ‘Jo në tokë po në shportë’.
“Ky projekt organizohet me qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për hedhjen e mbeturinave dhe mundësi për artiste që të shpalosin talentin e tyre. Projekti do të zhvillohet për 4 ditë dhe mendohet të realizohen deri ne 100 kontejnerë”, tha Gëzime Gegaj, përfaqësuese e The Way.
Një mbështetje mjaft të madhe materiale ka dhënë Bau Market i cili ka mbuluar gjithë materialet për realizimin e dizajneve. /gazetametro.net