Loading…

Projektligj i ri në Danimarkë: Mësuesit mund të lejohen të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve

  • 13/10/2026 | 10:39

Projektligj i ri në Danimarkë: Mësuesit mund të lejohen të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve

Një projektligj në Danimarkë parasheh që mësimdhënësit të mund të përdorin forcë fizike në rrethana të caktuara, kur nxënësit pengojnë procesin mësimor ose rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve, transmeton Gazeta Metro.


Sipas mediave të huaja, ndërhyrja do të lejohej edhe në rastet kur nxënësit refuzojnë të largohen nga klasa apo dëmtojnë pronën.

Ministri i Arsimit, Magnus Heunicke, deklaroi se nisma synon të përmirësojë disiplinën dhe t’u mundësojë mësuesve të reagojnë kur situatat në shkolla dalin jashtë kontrollit, raporton Bild.

Propozimi vjen pas raportimeve për shtim të sjelljeve të dhunshme në institucionet arsimore. Një studim i autoritetit danez për mbikëqyrjen e punës tregon se mbi një e katërta e mësuesve kanë vërejtur rritje të sjelljeve agresive dhe përçarëse.

Projektligji pritet të shqyrtohet dhe të hidhet në votim në Parlamentin danez./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë