Loading…

Projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike edhe nesër para deputetëve në Kuvend: A do të mundësohet tërheqja e parave nga Trusti?

  • 24/09/2020 | 16:03

Projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike edhe nesër para deputetëve në Kuvend: A do të mundësohet tërheqja e parave nga Trusti?

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër nga ora 10:00. Aty do të diskutohen pikat e papërfunduara nga seancat e mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator.


Një ndër to është edhe votimi në parim i projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Rendi i ditës

I. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator

2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 17, 18 dhe 21 shtator 2020:

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 17, 18 dhe 21 shtator 2020:
1. Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, znj. Arberije Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës,

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,

4. Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”,

5. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

6. Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës,

7. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26,
5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të
RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë,
6. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,
Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës
Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë