Në gjithë territorin e Kosovës janë vetëm 12 jahudi, ose persona që i takojnë këtij riti fetar, mirëpo kjo s’ka qenë pengesë që ata me automatizëm të jenë pjesë e projektligjit për liritë fetarë në vend, dhe të njihen si bashkësi fetare.
Sipas shehut të Gjakovës Baba Mumin Lama e kundërta po ndodh me komitetin bektashi të cilin e përfaqëson ai.
Ai për Tribuna Channel, ka thënë se atyre u është thënë se janë pak por që kjo nuk është arsye pasi që në krahasim me hebrenjtë ata janë shumë.
“Neve nuk na ka hije. Nuk është e mirë që besimtarët e zotit të kacafytemi ndërmjet vete me fjalë të tona. Ku do të shohin njerëzit që luten në xhami, teqe, kishë. Ne duhet të jemi pasqyrë. Me pa që vërtet duhet”, është shprehur Mumin Lama.