Loading…

Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike hap rrugën për veprime institucionale në përkrahje të ekonomisë

  • 23/07/2020 | 10:36

Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike hap rrugën për veprime institucionale në përkrahje të ekonomisë

Oda Ekonomike e Kosovës mirëpriti miratimin e projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, nga Qeveria e Republikës të Kosovës. I njëjti projektligj duhet të miratohet edhe nga Kuvendi i Republikës të Kosovës, në mënyrë që t’i hapet rruga implementimit të masave konkrete për rimëkëmbjen ekonomike.

Sipas OEK, komuniteti i biznesit kërkon veprime të shpejta të Parlamentit për miratimin e këtij ligji, miratimit të rishikimit të buxhetit në lexim të dytë, si dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të krijuar kushtet e plota ligjore dhe financiare për implementim të masave për rimëkëmbjen ekonomike.

“Rimëkëmbja ekonomike është proces i gjatë dhe kërkon bashkëpunim të të gjithë akterëve për të harmonizuar një numër të madh të vendimeve dhe veprimeve, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare me efekt financiar, rritjen e borxhit publik, krijim të mundësive të reja për eksportin e produkteve kosovare, avancimin e bashkëpunimit rajonal, investimet në infrastrukturë, etj. Masat konkrete të rimëkëkmbjes ekonomike duhet të të jenë efikase dhe të orientuara në përkrahjen e sektorëve me të goditur nga pandemia COVID-19. Para se gjithash me prioritet janë masat që garantojnë qasje të favorshme në financa, masat që ndikojnë në rritje të kërkesës agregate dhe masat që ndikojnë në rritje të eksportit”, thuhet në deklaratën e OEK.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë