Loading…

Projektligji për ushtrinë ka mangësi, por do ta votojmë

  • 20/03/2017 | 19:49

Projektligji për ushtrinë ka mangësi, por do ta votojmë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Donika Kadaj – Bujupi, ka theksuar se procedimi i projektligjit për ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është dashur të ndodhë shumë më herët. 


Ajo në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se “nëse flasim për këtë projektligj mund të them se është shumë i mangët. Kjo është vërtetuar nga ekspertët tanë”.

“Ligji në substancën e vet ka shumë mangësi, ne insistojmë që ta procedojmë sa më shpejt. Projektligji është goxha i brishtë. Ka mangësi të shumta. Do të japim maksimumin të evitojmë të gjitha mangësitë e tanishme që projektligji për FSK-në të jetë më i plotë dhe më substancial”, ka shtuar Kadaj – Bujupi.

Sipas saj, të gjitha çështjet në interes të Kosovës, janë subjekt i trajtimit të AAK-së, duke shtuar se “pavarësisht se nga kush vijnë propozimet, kur bëhet fjalë për ushtrinë dhe interesat e shtetit, jemi aty për ta përkrahur”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë