Edhe pse është pro votimit të projektligjit për FSK, nuk pret që ai të dërgohet në Kuvend pa koordinim me partnerët strategjik të Kosovës, SHBA-të dhe NATO-n.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë për Periskopi se nuk është problemi më i madh që Hashim Thaçi nuk u koordinua me Qeverinë për këtë Projektligj, por që nuk u koordinua me partnerët ndërkombëtar.
Nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e Thaçit, i cili tha se do të dorëhiqet nëse nuk votohet Ushtria. E as për kërcënimet që ua ka bërë deputetëve që nuk e votojnë Projektligjin.
“Do e votoj Ushtrinë patjetër. Nuk do të sillet në Kuvend pa koordinimin me partnerët ndërkombëtar”, tha Gashi.