Loading…

Projektligji për Ushtrinë u dërgohet tri ministrive

  • 10/03/2017 | 16:29

Projektligji për Ushtrinë u dërgohet tri ministrive

Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës i propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, është dërguar edhe në tri ministri për të marrë komentet.


Ky Projektligj është dërguar sot nga zyra e Kryeministrit, tek Ministria e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Ministria e Integrimit Evropian dhe ajo e Financave.

Kështu thuhet në një njoftim që ka dërguar Qeveria e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, pas pranimit në procedurë të rregullt nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përcjellë dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Financave, për të marrë opinionet përkatëse”, thuhet në njoftimin për media të Qeverisë.

Këto tri ministri sipas njoftimit të Qeverisë, në përputhje me procedurat e parapara, dikasteret kompetente të Qeverisë do të japin opinionet e tyre, do të përgatisin deklaratën e ndikimit buxhetor si dhe deklaratën e përafrimit me legjislacionin e BE-së të këtij Projektligji. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë