Loading…

Prokurimi aty ku zhvatet buxheti i Kosovës

  • 20/11/2016 | 08:47

Prokurimi aty ku zhvatet buxheti i Kosovës

Prokurimi publik mbetet njëra nga fushat me të korruptuara në Kosovë, sipas raporteve ndërkombëtare dhe OJQ-ve që e monitorojnë këtë sistem, shkruan sot Koha Ditore.

Korrupsioni, mungesa e transparencës, përshtatja e kritereve, menaxhimi i kontratave dhe mosfunksionimi i sektorit gjyqësor, për prokurimin publik janë probleme të pakapërcyeshme të institucioneve kosovare.

Zyrtarë të lartë të prokurimit kanë aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por ende asnjë vendim përfundimtar nga gjykata nuk e ka shpallur fajtor ndonjë zyrtar të nivelit të lartë për keqpërdorime. Prokurimi, sipas njohësve të kësaj fushe, është shndërruar në “korrupsion me letra”. Ndonëse Ligji i prokurimit publik është korrigjuar më së shpeshti viteve të fundi, ai ende lë hapësirë për keqpërdorime. Ato fillojnë nga caktimi i specifikave. Komisionet e brendshme të autoriteteve kontraktuese caktojnë fituesin ende pa u hapur tenderi. Ka edhe raste kur puna kryhet një muaj para se të hapet tenderi.

OSHP-ja nuk është treguar e zonja në menaxhimin e situatave. Zyrtarë të Bashkimit Evropian në shumë takime me zyrtarët e Kosovës e përsërisin se institucionet duhet ta luftojnë korrupsionin në prokurim. Përkundër kësaj, pothuajse aspak progres nuk është bërë në këtë fushë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë