Loading…

Prokurori i Hagës: Luftë e re, nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

  • 08/01/2017 | 18:16

Prokurori i Hagës: Luftë e re, nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

Nëse Haradinaj nuk lirohet dhe nëse ai vazhdon të mbahet në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit në Serbi dhe mbase edhe më keq, nëse ai ekstradohet në Serbi për t’u përballur me gjykim atje, efekti në çfarëdo paqeje që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të ndikohet rrënjësisht. Dhe, këtë e di secili”, ka deklaruar Geoffrey Nice.


Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, i tha Radios Evropa e Lirë se rasti Haradinaj “është më shumë politik” dhe vetëm përmes një “presioni ndërkombëtar mund të lirohet” që , siç tha, “të mos ndikohet paqja që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Geoffrey Nice, ish-prokuror në rastin Milosheviq, tha se është i bindur se Serbia, në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt, do të paraqesë “akuza thelbësisht të tjera nga ato me të cilat është përballur Haradinaj në Hagë” duke ia “vështirësuar kundërshtimin e tij që të përballet me një gjykim të ri”.

Nice tha se pret që Haradinaj të lirohet shpejt “marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe njëkohësisht edhe objektivat që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i arrijë”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, ndërkohë që një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë