as bastisjes së rezidencës së ish-presidentit Donald Trump, ka reaguar për herë të parë edhe ish-zv/presidenti Mike Pence.
Pence i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA’së, Merrick Garland, t’i japë publikut llogari se përse u krye urdhri i kontrollit në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.
Përmes disa postimeve në Twitter, Pence, i cili është distancuar nga Trump mes dyshimeve se ai mund të nisë një kandidim presidencial në 2024, tha se ai është thellësisht i shqetësuar për kërkimin e paprecedentë të kryer në pronën e ish-presidentit Trump.
“Në historinë amerikane, asnjë ish-president i Shteteve të Bashkuara nuk i është nënshtruar ndonjëherë një bastisjeje në rezidencën e tyre personale”, shkroi ai.
Pence tha gjithashtu se kontrolli minon besimin e publikut në sistemin amerikan të drejtësisë.
“Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland duhet t’i japë llogari popullit amerikan se pse u ndërmor ky veprim. Kjo llogaridhënie duhet të ndodhë menjëherë”, shtoi ai.
I share the deep concern of millions of Americans over the unprecedented search of the personal residence of President Trump. No former President of the United States has ever been subject to a raid of their personal residence in American history.
— Mike Pence (@Mike_Pence) August 9, 2022