Loading…

Prokurori i Shtetit në përcjellje të zgjedhjeve në Drenas

  • 04/12/2016 | 09:47

Prokurori i Shtetit në përcjellje të zgjedhjeve në Drenas

Prokurori i Shteti, ka angazhuar ekipin e prokurorëve të mjaftueshëm në komunën e Drenasit dhe në Prishtinë, së bashku me stafin mbështetës të udhëhequr nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, të cilët janë duke përcjellë të gjithë procesin zgjedhor për komunën e Drenasit.

“Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, janë të angazhuar për mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor”.

“Po ashtu, Prokurori i shtetit njofton të gjithë opinionin se do të reagoj në të gjitha rastet e incidenteve gjatë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve, për çdo raportim apo keqpërdorim të votës”.

“Gjithashtu, do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale”.

“Varësisht prej situatës se si rrjedhë procesi zgjedhor në këtë komunë, Prokurori i shtetit, do të njoftoj të gjithë opinionin me kohë përmes komunikatave apo edhe përmes konferencave për media”, thuhet në një njoftim për media, transmeton Klan Kosova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë