Loading…

Prokurori Jashari flet për raportin e autopsisë së Malsor Dashit

  • 04/05/2018 | 14:48

Prokurori Jashari flet për raportin e autopsisë së Malsor Dashit

Të dhënat e raportit të autopsisë për policin Malsor Dashi nuk do të bëhen publike deri në fillim të javës së ardhshme. Kjo pasi që Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ia ka dorëzuar Prokurorisë së Shtetit raportin në fjalë.


Lajmin e ka konfirmuar për  Blic prokurori i rastit Shukri Jashari. Sipas tij, ajo që dihet deri më tani është që procesi i autopsisë ka përfunduar dhe trupi i pajetë i viktimësi i është dorëzuar familjes për ceremoninë mortore.

“Raportin e autopsisë nuk e kemi pranuar ende nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Besojmë se të hënën do ta marrim atë raport dhe do të dalim me detajet e autopsisë”, u shpreh Jashari.

Malsor Dashi u gjet dje në ujërat e lumit Lepenc disa ditë pasi ai ishte zhdukur pasi makina me të cilën udhëtonte ishte rrokullisur në afërsi të lumit.

Kolegu i tij me të cilin ai bashkëudhëtonte Armend Trena ende është në kërkim nga ekipet e shpëtimit të cilat po kërkojnë për disa ditë.

Varrimi i policit Dashi do të bëhet në orën 16:00 në varrezat e Stagoves në Kaçanik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë