Loading…
Prokurori jep shkakun e aksidentit të tmerrshëm në Tetovë, që u mori jetën e 15 personave
  • 14/03/2019 | 13:59

Prokurori jep shkakun e aksidentit të tmerrshëm në Tetovë, që u mori jetën e 15 personave

Frenat teknikisht të parregullta dhe shpejtësia e madhe arsyet kryesore për aksidentin e autobusit në Llaskarc.


Frena teknikisht të parregullt të autobusit dhe shpejtësia mbi normat e lejuara janë arsyet për aksidentin në Llaskarc,  për shkak të së cilit PTHP-ja  ka kërkuar procedurë kundër shtatë personave, të cilët janë arrestuar në stacionin policor.

Prokurori publik Sasho Rajçev sot në pres konferencë tha se PTHP-ja do të kërkojë arrest kundër tyre dhe do t’i caktohen masa sigurie.

“Ekspertiza tregoi se arsyet kryesore për aksidentin kanë qenë  frenat teknikisht të parregullta të autobusit dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes mbi atë të lejuarën për shkak të së cilës shoferi e ka humbur kontrollin e autobusit. Shoferi ka lëvizur me 99 kilometra në orë, ndërsa shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë”, tha Rajçev, raportojnë mediet maqedonase.

Ai shtoi se ekspertiza tregoi se shoferi nuk e ka përdorur telefonin gjatë momentit të aksidentit.

Janë arrestuar shtatë persona, midis të cilëve  pronari i kompanisë “Durmo turs” dhe shoferi i autobusit.

Aksidenti ka ndodhur më 13 mars, kur autobusi i kompanisë “Durmo turs” me 51 udhëtarë doli nga rruga Tetovë-Shkup dhe ra në humnerë pasi e depërtoi rrethojën mbrojtëse në autostradë.

Në këtë aksident humbën jetën 15 persona, ndërsa 39 ishin lënduar.

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë