Loading…
Prokurori në gjykimin e Limajt në Hagë emërohet shef i hetimeve në Gjykatën Speciale
  • 13/06/2019 | 12:31

Prokurori në gjykimin e Limajt në Hagë emërohet shef i hetimeve në Gjykatën Speciale

Alex Whiting, i cili nga 2002-2007 punoi në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe ku shërbeu si prokuror kryesor në gjykimin e Fatmir Limajt, Isak Musliu e Haradin Balajt, i është bashkuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar si Shef i Hetimeve/ Grupit Hetimor, transmeton Gazeta Metro.


Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Prokurorisë së Specializuar.

Whiting, i moshës 54 vjeçare, është prokuror me kombësi franceze dhe amerikane me përvojë të gjerë në fushat e ndjekjes penale kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, duke përfshirë punë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GjPN) dhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) e me një karrierë akademike të shquar.

Ai vjen tek ZPS-ja nga Fakulteti Juridik i Harvardit ku ishte profesor i praktikës që në vitin 2013.

Gjatë periudhës midis 2010 dhe 2013, Whiting punoi në Zyrën e Prokurorit të GjPN-së fillimisht në funksionin e Koordinatorit të Hetimeve, në mbikëqyrje të të gjitha hetimeve, dhe më pas si Koordinator i Ndjekjeve Penale duke patur në mbikëqyrje të gjitha ndjekjet penale.

Përpara se t’i bashkohej GjPN-së, Whiting jepte mësim si profesor asistent i praktikës në Fakultetin Juridik të Harvardit./koha.net.

Gjatë periudhës midis 2002 e 2007, Whiting punoi për TPNJ-në, ku ka qenë prokuror kryesor në gjykimin e Fatmir Limajt, Isak Musliut e Haradin Balajt dhe prokuror kryesor në gjykimet e Milan Martiqit dhe Dragomir Milosheviqit.

Përpara se t’i bashkohet TPNJ-së, Whiting ishte prokuror federal në Shtetet e Bashkuara, fillimisht në Sektorin e Kriminalistikës së Departamentit të të Drejtave Civile në Washington DC e më pas me Zyrën e Prokurorit Federal në Boston, Massachusetts, ku ka përqendruar në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Whiting është diplomuar në Kolegjin Yale dhe në Fakultetin Juridik Yale. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë